Showbiz

I hoqën patentën, Ermal Mamaqi flet për herë të parë pas udhëtimit me shpejtësi ‘të frikshme’: Asgjë nuk ta vjedh energjinë si….

FOTO
Në një status në rrjetet sociale, Mamaqi ka postuar një foto me një shprehje të thënë nga vetë ai.
Featured image of article: I hoqën patentën, Ermal Mamaqi flet për herë të parë pas udhëtimit me shpejtësi ‘të frikshme’: Asgjë nuk ta vjedh energjinë si…. Ermal Mamaqi

TIRANË– Moderatori Ermal Mamaqi ka reaguar për herë të parë pasi i hoqën patentën, teksa u kap duke udhëtuar me shpejtësi të lartë. Në një status në rrjetet sociale, Mamaqi ka postuar një foto me një shprehje të thënë nga vetë ai.

Asgjë nuk ta vjedh energjinë si ankesat e përhershme,”- shkruan Mamaqi pak orë pasi Policia i hoqi patentën, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi në lidhje me ngjarjen që ditën e sotme mbushi mediat.

Por, pavarësisht kësaj, komentuesit kanë shfaqur interes për patentën e aktorit.

“Por me patentën ç’patën,”- shkruan njëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po me patentën ç’u bë,”- shkruan një tjetër, komente të cilat mbetën pa përgjigje.

Statusi i Ermal Mamaqit dhe komentet

Ditën e sotme është publikuar lajmi se djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi u është hequr patenta. Burime për Dosja.al bënë me dije se mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00 Policia Rrugore gjatë një kontrolli tek rrethrrotullimi i TEG, pranë autostradës Tiranë-Elbasan, ka ndalur për tejkalim shpejtësie, Berishën dhe Mamaqin, që udhëtonin me makina të ndryshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment