Aktualitet

I hoqën dhe rikthyen titullin ‘qytetar nderi i Kukësit’/ Veton Surroi ironi ndaj Safet Gjicit: Lajthitje kolektive! Ramën e falenderova, kryebashkiaku? S’ka shumë njohuri për luftën

Veton Surroi e cilësoi historinë si komike, duke e cilësuar kryebashkiakun Safet Gjici, si një person që nuk ka shumë dijeni lidhur me luftën e Kosovës. 
Featured image of article: I hoqën dhe rikthyen titullin ‘qytetar nderi i Kukësit’/ Veton Surroi ironi ndaj Safet Gjicit: Lajthitje kolektive! Ramën e falenderova, kryebashkiaku? S’ka shumë njohuri për luftën Veton Surroi

TIRANË– Publicisti Veton Surroi ka komentuar debatet që u zhvilluan në vend pas vendimit të Këshilit Bashkiak të Kukësit për t’i hequr titullun “qytetar nderi i Kukësit”.

Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo’, Surroi e cilësoi historinë si komike, duke e cilësuar kryebashkiakun Safet Gjici, si një person që nuk ka shumë dijeni lidhur me luftën e Kosovës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk e ç’ka ndodhur, por di që pas disa orësh është pezulluar vendimi nga vetë kryetari i bashkisë, i cili kërkoi dhe falje publikisht. Reagimin e shpejtë të Ramës e falenderova publikisht, pasi ajo ishte një lajthitje kolektive. Këtu nuk ka të bëjë më shumë me rastin se sa me fenomenin. Fenomeni është me të vërtetë brengosës pasi kemi të bëjmë me një koncept të tejkaluar tashmë në Shqipëri dhe në Kosovë, që është quajtur ‘agjitacion dhe propagande’, ku njerëzit në saj të këtyre sajesave dërgoheshin në burgje ndërkohë që pushteti vendor interpretonte si donte. Këtu kemi të bëjmë me një kriminalizim të mendimit dhe kjo është brengosëse, ndonëse duket komike e ironike në kontekstin e saj, ku në një debat të një njeriu jo shumë të ditur, që të bëjë vlerësime mbi historinë dhe rolin e njerëzve në të. Është brengosëse që në një demokraci të rifillojë dënimi për agjitacion dhe propagande. Nuk është puna e zotit Gjici të ndërmarrë veprime të tilla, ai të merret me rregullimin e trafikut e gjërave të tjera në Kukës”, tha Surroi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment