Aktualitet

I hapin Instagram, policja bie pre e llogarive false: U shokova kur pashë fotot e mia (E PLOTË)

Burime të Sektorit Kundër Krimeve Kompjuterike i thanë Gazetës “Si” se rezulton se kjo llogari false është hapur në nëntor 2019, por specialistët hasin vështirësi në zbulimin e fajtorëve.
Featured image of article: I hapin Instagram, policja bie pre e llogarive false: U shokova kur pashë fotot e mia (E PLOTË) Foto Ilustruese

TIRANË– Mes dhjetëra të rinjve, kryesisht adoleshentë që kallëzojnë në polici për përdorimin e profileve false me qëllim denigrimin, nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni edhe një efektive e policisë. 27-vjeçarja Jorgjica Dh., me detyrë specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka kallëzuar e shqetësuar përdorimin e fotografive të saj nga persona të paidentifikuar.

Efektivja e policisë thotë: “Më kanë njoftuar miqtë se me fotogtafitë e mia është hapur një llogari në rrjetin social Instagram. Menjëherë sapo e mora vesh, kërkova në këtë rrjet social dhe shikoj emrin dhe fotot e mia, të cilat unë i kam publikuar vetëm në rrjetin social Facebook. Këto fotografi mund t’i shikojnë vetëm miqtë që kam atje”.

Më pas, policja tregon shqetësimin dhe ankthin e shkaktuar nga hapja e llogarisë në Instagram: “U shokova kur shokë të ndryshëm më thanë që unë disponoja një profil në Instagram dhe personi i cili administron këtë profil pretendon dhe shtiret si unë, vepron dhe sillet njësoj si unë. Ky person ka qëllim që të njohurit e mi të mendojnë se në Intstagram jam unë. Mendoj se ky veprim është i menduar dhe keqdashës. Mendoj se mund të më sjellë pasoja shumë të dëmshme në pozicionin e punës ku jam, gjithashtu edhe në jetën private”.
Burime të Sektorit Kundër Krimeve Kompjuterike i thanë Gazetës “Si” se rezulton se kjo llogari false është hapur në nëntor 2019, por specialistët hasin vështirësi në zbulimin e fajtorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ne kemi pasur raste më të rënda se ky”, sqaroi një burim. Një adoleshente në Tiranë raportohet se ka kaluar në depresion nga Instagrami i hapur nga shokët e saj të klasës. Rasti u denoncua nga e ëma, e cila konstatoi ndryshim në sjelljen e së të miturës dhe mbyllje në vetvete. Kur u pyet nga psikologët, e mitura tregoi se dikush kishte hapur llogari në Instagram në emrin e saj dhe prej andej postoheshin fotografi nudo dhe jepeshin mesazhe të turpshme. ”Gjithë klasa e di dhe po qeshin, por ajo nuk jam unë”, shtoi e mitura kur u pyet nga specialistët. “Rasti u zbulua pas disa muajsh hetimesh dhe, siç rezultoi, autori ishte bashkëmoshatari i të miturës”, sqarojnë ekspertët e Krimeve Kompjuterike. E mitura deklaroi se në një rast kishte menduar të vriste veten, pasi nuk e përballonte dot presionin dhe talljet në shkollë.

Marrë nga Gazeta Si

Shto Koment