Showbiz

I gjuan me zinxhirët e qenit dhe i thyen hundën/ Arrestohet ish-misi në SHBA pasi goditi me mjete të forta ish-të dashurin

Ish miss SHBA-ja, Brittany Nicole Poteet ka sulmuar barbarisht ish partnerin e saj duke i lënë plagë të rënda në trup.
Featured image of article: I gjuan me zinxhirët e qenit dhe i thyen hundën/ Arrestohet ish-misi në SHBA pasi goditi me mjete të forta ish-të dashurin Brittany Nicole Poteet,
Përditësuar:

AUSTRALI– Ish-Miss SHBA-ja, është arrestuar nga policia e Sydney-t, Australi me akuzën e sulmit ndaj një personi pasi kjo e fundit ka sulmuar ish-të dashurin e saj me zinxhirët e qenit e si pasojë i ka thyer edhe hundën.

Bëhet fjalë për 34-vjeçaren, Brittany Nicole Poteet, e cila ka rrahur barbarisht ish partnerin e saj, 43-vjeçarin të cilit i ka lënë plagë të rënda në trup.

Poteet ishte zhvendosur nga Virginia në Australi gjashtë vite më parë për të punuar si koordinatore eventesh dhe ka performuar gjithashtu në kampionatin e mundjes Kingdom Wrestling Entertainment.

Më herët, Poteet fitoi titullin Miss USA në 2012 por u detyrua ta dorëzonte atë për arsye se postoi në rrjetet sociale një foto të sajën me mbishkrimin “Miss alkoolikja SHBA”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 2017 Poteet ishte përsëri në faqet e para të gazetave pasi kishte abuzuar me shokun e saj të dhomës që ishte homoseksual. Ish missi vjen nga një familje e fuqishme në SHBA. Gjyshi i saj ishte dekan i kolegjit Hampden-Sydney College, një nga më të vjetrit në SHBA.

Burimi:.thesun.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment