Rajoni

“I gjithë vendi është në shok”/ Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, COVID-19 i merr jetën 28-vjeçari italian, luftoi deri në fund por s’ia doli

Të hënën e Pashkëve ai u shtrua në një tjetër spital, por për fat të keq mushkëritë e tij nuk iu përgjigjën trajtimit dhe dy javë më parë ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithatë nuk pati asnjë përmirësim, derisa ndërroi jetë. 
Featured image of article: “I gjithë vendi është në shok”/ Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, COVID-19 i merr jetën 28-vjeçari italian, luftoi deri në fund por s’ia doli Emanuele Stefano

ITALI– Një vdekje e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka shokuar opinionin publik në Itali. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin, Emanuele Stefano, i cili nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

I riu, i cili jetonte në Matino ( Lecce ) me nënën e tij, rezultuan pozitivë pak kohë më parë. Të hënën e Pashkëve ai u shtrua në një tjetër spital, por për fat të keq mushkëritë e tij nuk iu përgjigjën trajtimit dhe dy javë më parë ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Megjithatë nuk pati asnjë përmirësim, derisa ndërroi jetë. 

“Tani i gjithë vendi është në shok për vdekjen e tij,”-shkruan një media italiane, ndërsa nuk kanë munguar as komentet nga personat që e njihnin të riun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga leggo.it

(k.m/dosja.al)

Shto Koment