Showbiz

‘I ftoja për seks, i drogoja dhe u merrja lekët’, reperja e njohur tregon detaje nga e shkuara e saj si stripiste

Reperja e njohur amerikane, Cardi B ka shokuar me këtë deklaratë të saj për të shkuarën e saj kur punonte si stripiste. Ajo tregon mënyrat e ndryshme që përdorte për të fituar lekë dhe pranon se nuk do të donte të ndryshonte të shkuarën e saj.
Featured image of article: ‘I ftoja për seks, i drogoja dhe u merrja lekët’, reperja e njohur tregon detaje nga e shkuara e saj si stripiste Reperja, Cardi B.

Sot Cardi B është shndërruar në reperen më IN të momentit dhe çdo këngë e saj bëhet hit, por jo gjtihmonë ka qenë kaq e suksesshme. Tre vite më parë, gjatë një videoje live në Instagram, Cardi B ka treguar dhe ka pranuar se si gjatë kohës kur punonte striptiste, pasi i joshte, i ftonte burrat në dhomën e hotelit për seks, por në të vërtetë ajo thjesht i drogonte dhe u vidhte ç’të kishin.

“Po shoh se një live që kam bërë tre vite më parë ka shpërthyer kudo nëpër mediat sociale. Një live ku unë kam folur rreth gjërave që më është dashur të bëj në të shkuarën, të drejta ose të gabuara, që ndjeja nevojën për t’i bërë si një mënyrë mbijetese. Kurrë s’kam pretenduar që jam perfekte ose vij nga një botë perfekte me një të shkuar perfekte. Jam pjesë e një kulture hip hop- i, ku flitet prej nga ku ke ardhur dhe për gjërat e gabuara që ke bërë për të mbërritur këtu ku je sot. Ka reperë që ngrenë në piedestal vrasjen, dhunën, drogat dhe vjedhjen. Krime që ndjenë se duhet t’i bënin për të mbijetuar. Kurrë nuk i kam çmuar ato gjëra që tregova në live, madje as nuk i kam përfshirë në muzikën time, sepse nuk jam krenare për to dhe ndjej përgjegjësinë për të mos i promovuar. Dikur i bëra ato zgjedhje sepse kisha shumë pak mundësi të tjera. Isha e bekuar që munda të dal që aty, ndonëse shumë gra nuk munden. Sidoqoftë ato mbeten zgjedhje tepër të cekëta në një kohë kur më duhet t’i bëja për të mbijetuar.” duke shtuar se ka një të shkuar të cilën s itë gjithë ne, nuk e ndryshon dot.”– ka shkruar Cardi B në postimin e saj.

Postimi i Cardi B në Instagram.

Në video, Cardi B pranon se i drogonte meshkujt dhe pastaj iu merrte lekët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

L.K/Dosja.al

Shto Koment