Aktualitet

I fshehur mes maleve të Shqipërisë si ‘kaçak’/ Si u strehua në Kukës terroristi Komron Zukhurov, ‘Anti-terrori’ e kërkonte këmba-këmbës, banorët e mbanin në shtëpi, i kishin gjetur dhe çifte

FOTO
Në fotot e siguruara nga Dosja.al, Zukurov shfaqet në Kukës, i streguar nga familje, të cilat i kanë ofruar një vend për t'u fshehur në një kohë që "Anti-terrori", e ndiqte këmba-këmbës për ta prangosur. 
Featured image of article: I fshehur mes maleve të Shqipërisë si ‘kaçak’/ Si u strehua në Kukës terroristi Komron Zukhurov, ‘Anti-terrori’ e kërkonte këmba-këmbës, banorët e mbanin në shtëpi, i kishin gjetur dhe çifte Komron Zukurov

TIRANË- DOSJA.al ka siguruar pamje nga strehimi në Shqipëri i terroristit, Komron Zukurov, i cili do të ekstradohet drejt Gjermanisë. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, Zukurov shfaqet në Kukës, i streguar nga familje, të cilat i kanë ofruar një vend për t’u fshehur në një kohë që “Anti-terrori”, e ndiqte këmba-këmbës për ta prangosur. 

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I veshur thjeshtë, me rroba që me gjasë i ka marrë hua, 24-vjeçari ka gjetur edhe kohë që të pozojë me familjet “bamirëse” shqiptare, duke dalë në foto edhe më fëmijët e tyre të mitur. Në prej pamjeve të siguruara, të riut i është siguruar edhe një armë zjarri, e llojit çifte për ta pasur me vete në rast se pikasej nga Policia. Fatmirësisht arma nuk u përdor kurrë ndaj forcave shqiptare. 

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”. Ai dyshohet se anëtar i një celule terroriste, që kryenin veprimtari në emër të ISIS. Ai ka hyrë në Shqipëri thuasje tre muaj më parë, dhe është pritur në Rinas nga bashkëjetuesja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Ai u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. I riu, vetëm 24 vjeç akuzohet për  veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste|’ dhe  dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryen veprimtari në emër të ISIS.

Nuk dihet ende përse kishte ardhur në vendin tonë, dhe cila ishte lëvizja që ai priste të bënte; rekrutimi i të rinjve apo planifikimi i ndonjë sulmi në emër të grupit terrorist. Ndërkohë më 15 prill  Gjermania goditi celulën terroriste, ku u theksua se një nga terroristët, Ravsan B. Kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment