Aktualitet

I forti i bandës së Çoles! I refuzohet kërkesa për lirim me kusht, gjyqtari: Nuk është rehabilituar

VIDEO
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe sipas gjyqtarit, Zani Çaushi nuk ka pasur sjellje shembullore, ai është dënuar dhe disa herë të tjera gjate kohës se vuajtjes së dënimit.
Featured image of article: I forti i bandës së Çoles! I refuzohet kërkesa për lirim me kusht, gjyqtari: Nuk është rehabilituar Momenti kur sillet Zani Çaushi

KORÇË– Myrteza Çaushi i njohur ndryshe dhe si Zani Çaushi është paraqitur sot në seancën e rradhës në Gjykatën e Korçës lidhur me kërkesën e tij për lirim me kusht.

Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura ku pas shqyrtimit, kërkesa e tij është refuzuar pasi sipas gjykatës nuk është i rehabilituar.

‘Nuk konsiderohet i rehabilituar’, – është shprehur gjyqtari i çështjes, Selaudin Pysqyli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas gjyqtarit, Zani Çaushi nuk ka pasur sjellje shembullore, pasi ai është dënuar dhe disa herë të tjera gjate kohës se vuajtjes së dënimit.

Seanca e fundit ishte planifikur për në 30 Mars, por për arsye të paqarta ajo u shty për ditën e sotme. Disa seanca më parë, Gjykata kërkoi nga zyrtari i burgut të Drevonës që të sillte të gjitha vendimet që ishin marrë lidhur me të burgosurin Çaushi. Nëse pretendimi i tij rezulton i vërtetë, atëherë Çaushi do të vijojë mundësinë edhe për të kërkuar nga Gjykata lirimin me kusht, pasi pretendon se ka sjellje të mirë dhe se duhet që të punojë për të mbajtur familjen e tij. Mbi të gjitha Çaushi kërkon që të ketë mundësi të rrisë fëmijët e tij të mitur.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment