Sport

“I flakën si leckë e s’u dhanë as ujë”, irritohet prindi i një prej fëmijëve që bënë koreografinë në stadium, demaskon ministrinë (Video)

Një mund i atyre fëmijëve që janë stërvitur për gati 3 muaj për të performuar thjesht 5-7 minuta. Por që, më pas, janë larguar nga stadiumi jo vetëm pa një shpërblim, pa një biletë ose mundësi për të ndjekur ndeshjen, por sidomos pa një pikë ujë...
Featured image of article: “I flakën si leckë e s’u dhanë as ujë”, irritohet prindi i një prej fëmijëve që bënë koreografinë në stadium, demaskon ministrinë (Video) Foto nga koreografia
Përditësuar:

TIRANË– Performanca e 500 fëmijëve përpara nisjes së ndeshjes Shqipërë-Francë, në “Air Albania Stadium”, që u përurua pikërisht mbrëmjen e të dielës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, përkrah presidentit të FSHF, Armand Duka, por edhe numrit “1” të UEFA-s, Aleksandër Ceferin (pa harruar emra të tjerë të rëndësishëm dhe personazhe VIP) ishte padiskutim një risi këtu te ne.

 

 

Një mund i atyre fëmijëve që janë stërvitur për gati 3 muaj për të performuar thjesht 5-7 minuta. Por që, më pas, janë larguar nga stadiumi jo vetëm pa një shpërblim, pa një biletë ose mundësi për të ndjekur ndeshjen, por sidomos pa një pikë ujë…

Prindi i një prej fëmijëve është ankuar në Telesport në lidhje me këtë ngjarje, teksa kishte shpërthyer në rrjetet sociale.

 

 

Organizatorët e kësaj, në këtë rast Ministria e Sportit, edhe pse ishin kujdesur për të mirëpaguar këngëtarë që performuan me playback dhe jo “live”, fëmijët i përdorën thjesht si “lecka” për t’i larguar më pas me shpejtësi nga impianti. “Djali më tha se asnjë pikë ujë nuk u dhanë pas performancës, për të cilën ishin stërvitur 3 muaj. i larguan me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha! Ndërkohë, ka këngëtarë që u paguan mijëra euro për atë mbrëmje, duke mos kënduar live”.

 

 

Marrë nga: Telesport

(f.m/dosja.al)

Shto Koment