Dikur

‘I filloi studimet në diktaturë, i mbaroi me anëtarësimin në NATO’/ Kur Tahiri ironizonte paraardhësin Noka: 17 vjet shkollë!

Në rubrikën "Dikur" do të risjellin në vëmendje debatin mes dy ish-ministrave të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Flamur Nokës.
Featured image of article: ‘I filloi studimet në diktaturë, i mbaroi me anëtarësimin në NATO’/ Kur Tahiri ironizonte paraardhësin Noka: 17 vjet shkollë! Saimir Tahiri dhe Flamur Noka

Në rubrikën “Dikur” do të rikthejmë debatin mes dy ish-ministrave të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Flamur Nokës.

Gjatë diskutimeve në parlament, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka (paraardhës i Tahirit në qeverinë Berisha) akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur si pasardhës Saimir Tahirin, që sipas tij është një hajdut kasetofonash dhe se vuan nga depresioni.

“Do kemi ministër të Brendshëm një njeri, i cili kohë më parë ka qenë kontingjent i Policisë si hajdut kasetofonash, dhe së fundmi shoqërues i Shullazit&co, bile duke shëtitur edhe në skafin e tij. Si mund të motivojë ministri gjysmak Policinë e Shtetit, kur babai i tij ka qenë objekt i saj për kontrabandë ilaçesh?”, u shpreh Noka.

Nga ana tjetër, pasardhësi i tij, ministri i asokohe Saimir Tahiri, ka ironizuar Nokën sa i përket arsimit të tij.

“Përpiqem të kuptoj shqetësimin e kolegut parafolës  lidhur me familjen time. Përpiqem të kuptoj dhe shqetësimin e tij lidhur me shëndetin tim. Parafolësi është i vetmi në këtë Parlament që ka studiuar më shumë për shëndetësinë. I ka filluar studimet në diktaturë dhe i mbaroi me anëtarësimin në NATO. 17 vjet shkollë”, theksoi Tahiri.

Kujtojmë që Noka i shërbeu postit si ministër i Brendshëm nga 3 korriku i vitit 2012 deri në 15 shtator 2013. Po atë datë ka marrë zyrtarisht postin edhe ish-ministri Tahiri, të cilin e mbajti deri në 12 mars 2017.

Shto Koment