Aktualitet

I fiksuar pas “El Chapo”! Kapet 36-vjeçari shqiptar në Itali, 37 pako plot me kanabis, s’mungonin as paratë “cash”  

Shqiptari ishte pikasur nga agjentët e një patrulle dhe kur e kishte kuptuar se kishte rënë në sy tentoi të largohej me vrap, po pa sukses. Brenda makinës së tij, efektivët gjetën 37 pako kanabis dhe 2,800 euro 'cash'.
Featured image of article: I fiksuar pas “El Chapo”! Kapet 36-vjeçari shqiptar në Itali, 37 pako plot me kanabis, s’mungonin as paratë “cash”   Droga "Il Chapo"

ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është kapur nga Policia Italiane me 37 pako, të mbushura me lëndë narkotike. Pakot me kanabis ishin zbukuar sipër me foton e Joaquín Guzman, i njohur si “El Chapo”, i cili njihet si një prej kriminelëve dhe trafikantëve më të fuqishëm në botë.

Shqiptari ishte pikasur nga agjentët e një patrulle dhe kur e kishte kuptuar se kishte rënë në sy tentoi të largohej me vrap, po pa sukses. Brenda makinës së tij, efektivët gjetën 37 pako kanabis dhe 2,800 euro ‘cash’.

Droga “Il Chapo”

Mesa duket shqiptari e kishte “idhull” dhe kishte vendosur që ta përdorte si markë për t’u njohur ndër të tjerë. Por kjo nuk ishte hera e parë që përfundonte në Polici. I riu ishte ndaluar edhe për grabitje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Roma Today.it 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment