Politike

“I duhet politikës”, Dash Shehi ftesë Jozefina Topallit: Nuk ndajmë të njëjtat ide, por e pres që nesër

Shehi tha se Topalli ka disa vlera dhe se i duhet politikës, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që ata kanë nga njëri-tjetri.
Featured image of article: “I duhet politikës”, Dash Shehi ftesë Jozefina Topallit: Nuk ndajmë të njëjtat ide, por e pres që nesër Jozefina Topalli dhe Dashamir Shehi

TIRANË- Kreu i LZHK-së Dash Shehi ka rrëfyer mendimet e tij personale, përsa u përket politikanëve tanë.

Teksa ishte i ftuar sot në emisionin “Ditë e re”, Shehi ka folur për kryeministrin Rama dhe ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Gjatë bisedës në studio, kreu i LZHK-së, tha se para 5-6 vitesh mendonte se Rama ishte njeri i kulturuar dhe se do të bënte për Shqipërinë, por tashmë, sipas tij kryeministri ka bërë krejt të kundërtën.

“Kam menduar, këtu e 5- 6 vite më parë, se ishte njeri i kultuar, do të ishte i qetë me veten e vet dhe shtetin që e rrethon dhe do të prodhonte diçka të mirë për veten e vet dhe më pas për Shqipërinë, por ka bërë tërësisht të kundërtën”, tha Dashamir Shehi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Shehi përmendi dhe  ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, për të cilën tha se ka disa vlera dhe se i duhet politikës, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme nga njëri-tjetri.

 “Jozefina Topalli, ka disa vlera një lloj idealizimi që mund të jetë dhe pak arkaik, por i duhet politikës. Do e ftoja që nesër. Nuk kemi ndarë të njëjtat ide, por i duhet”, u shpreh kreu i LZHK-së.

(a.m/dosja.al)

2 Komente në ““I duhet politikës”, Dash Shehi ftesë Jozefina Topallit: Nuk ndajmë të njëjtat ide, por e pres që nesër

  1. Hahaha hahaha
    Opuzita e vjen rreth e pjerdh ne mes

  2. Ju te gjithe si duheni as dreqit.
    Po tallni b me kete popull.

Shto Koment