Aktualitet

I doli hapur kundër, Basha “bën paqe” me Rudinën, i jep dorën ftohtë para memorialit të të atit (VD)

Rudina Hajdari ka kritikuar hapur Bashën lidhur me vendimin për djegien e mandateve dhe për marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha i ka dhënë dorën vajzës së Azem Hajdarit, Rudinës, e cila së fundmi ka dalë kundër tij.

Deputetja e PD-së, Hajdari ka kritikuar hapur Bashën lidhur me vendimin për djegien e mandateve dhe për marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Duke i kërkuar kështu jo pak herë dorëheqjen.

 

Megjithatë Basha e ka takuar edhe shumë ftohtë, ndryshe nga dy vëllezërit e saj me të cilët ndau edhe përqafime.

Ditën e sotme u zhvilluan homazhe dhe nderime për figurën e Azem Hajdarit, liderit të PD-së gjatë viteve ’90. Politikanë e kanë nderuar tek Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, kolegë dhe familja i kanë vendosur tufa me lule edhe tek memoriali ku u vra. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment