Politike

“I dhanë fond bandës së dhunshme”, Braçe ngatërrohet me fjalët, nxiton të urojë efektivët për arrestimin e vëllezërve Çala por bëhet lëmsh

Në një status në Instagram, Braçe shkruan se këta djem dhe efektivë të Policisë së Shtetit meritojnë respekt e mirënjohje pasi teksa të gjithë shqiptarët janë izoluar për shkak të koronavirusit ata i kanë dhënë fund një bande grabitësish. Por këtu, zv/kryeministri ka bërë një gabim, pasi në vend të shkruajë ‘fund’ ka shkruar ‘fond’.
Featured image of article: “I dhanë fond bandës së dhunshme”, Braçe ngatërrohet me fjalët, nxiton të urojë efektivët për arrestimin e vëllezërve Çala por bëhet lëmsh Erion Braçe
Përditësuar:

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka nxituar të urojë Policinë e Shtetit për vënien në pranga të dy vëllezërve, Klement dhe Eldi Çala, të cilët prej muajsh ishin shpallur në kërkim për supergrabitjen e 4.6 milionë eurove, ngjarje e ndodhur mesditën e 9 prillit në Rinas. Në një status në Instagram, Braçe shkruan se këta djem dhe efektivë të Policisë së Shtetit meritojnë respekt e mirënjohje pasi teksa të gjithë shqiptarët janë izoluar për shkak të koronavirusit ata i kanë dhënë fund një bande grabitësish. Por këtu, zv/kryeministri ka bërë një gabim, pasi në vend të shkruajë ‘fund’ ka shkruar ‘fond’.

“BRAAAAAAVOOOOOO! NJE DUARTROKITJE TE MADHE PER #POLICIAESHTETIT ! I JEP FOND BANDES SE DHUNSHME TE GRABITJES SE PARAVENE RRUGEN E RINASIT E BRENDA NE AEROPORT! Per cdonjerin nga 300 policet, forcat speciale, RENEA, drejtuesin e strukturave kunder krimes te renda e drejtorin e pergjithshem te policise se qeverise, faleminderit e mirenjohje! Feleminderit per punen, mirenjohje per sakrificen; Kur shumica e shqiptarve jane te shtrenguar te ruajne vet e familjet nga corona virusi, keta djem kane bere edhe me shum , ne detyre kane ofruar edhe me shum shum, ligj ligjin duke sjelle me shum siguri per shqipt dhe pronat e gomave! Ka ca njerez ne kete vend qe qe meritojne respekt pertej cdo caku; #SHERBYESITELIGJITESHTETIT,”– shkruan Braçe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Erion Braçes

Ditën e sotme, janë arrestuar Klement dhe Eldi , dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas kanë rënë pranga. Dy vëllezërit u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira. Klement Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi rekord prej 4.6 mln euro. Gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment