Politike

“I dhamë 15 biberona”/Rama tallet keq me Bashën: Të rrijë në rrugë se forcohet

Gjatë takimit me qytetarët e Durrësit, Rama tha se Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e qershorit, pavarësisht zërave që aludojnë se do ketë zgjedhje të parakohshme.

DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Durrësit, tha se Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet e qershorit, pavarësisht zërave që aludojnë se do ketë zgjedhje të parakohshme.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi kryedemokratin Basha, ku tha se i dhamë 15 biberona 2 vite me parë, por përsëri Luli nuk rritet dhe del në rrugë.

Po përgatitemi për zgjedhjet e 30 qershorit. Para 4 vjetësh kemi thënë se do zgjidhet furnizimi me ujë të pijshëm dhe problemin e ujërave të zeza. Janë një serë projektesh, por këto i mbeten fushatës. Në kohën e Saliut, nuk kishte asgjë të re. Mos dëgjoni se do bëhen zgjedhje të parakohshme, jo po do vijnë ndërkombëtarët. Do i japin Lulit biberonin, por prap nuk rritet, i dhamë 15 biberona 2 vite më parë, por le të rrijë në rrugë dhe të forcohet.Takohmi në zgjedhjet e 2021.

Kryeministri Edi Rama

Deputetët e opozitës së bashkuar kanë dorëzuar mandatet e tyre, pasi sipas tyre Parlamenti ishte i kontrolluar nga krimi. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. Megjithatë rreth 21 kandidatë të listave shumëemërore kanë pranuar mandatin, duke krijuar edhe opozitën e re në parlament.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment