Politike

I dha mend” Metës, Rama mbështet Spiropalin: Siç tha edhe Mamica..

Rama përsëriti dhe njëherë këshillën e Spiropalit, lidhur me “hallin e Metës”.

DIVJAKË- Gjatë takimit me qytetarët e Divjakës Rama përsëriti dhe njëherë këshillën e Spiropalit, lidhur me “hallin e Metës”, ku tha se:  “ke hall të shpëtosh Shqipërinë, të bindë Monikën te mos hakërrehet apo që të mos ndërsejë Lulin rrugëve’.

‘ Për sa i takon shqetësimit të madh Ilir Metës, unë do të them atë që ka thënë Elisa, Mamica kur i tha ke hall të shpëtosh Shqipërinë, bind Monikën të mos hakërrehet, ul Saliun që të mos ndërsejë Lulin rrugëve’, tha Rama në Divjakë.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(a.m/dosja,al)

Shto Koment