Showbiz

I dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare, Eneda Tarifa flet për herë të parë për lidhjen e re: Kam shumë…(VD)

Ndërkohë gjatë intervistës në ‘ThumbOn’ ka treguar se edhe pas ndarjes vazhdon të ruajë kontaktet e të ketë marrëdhënie të mira me  babain e Arias.
Featured image of article: I dha fund bashkëjetesës 18-vjeçare, Eneda Tarifa flet për herë të parë për lidhjen e re: Kam shumë…(VD) Eneda Tarifa

TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të përfolura  të  showbizzit shqiptar, jo vetëm  për shkak të suksesit të saj në muzikë por edhe për jetën e saj private.

Teksa ka qenë e ftuar sëfundmi në emisionin “ThumbOn” nën drejtimin e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ku dy moderatoret e njohura e kanë pyetur shumë për jetën e saj private.

Të gjithë tashmë e dimë se këngëtarja i ka dhënë fund martesës me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka edhe një  vajzë.

Ndërkohë gjatë intervistës në ‘ThumbOn’ ka treguar se edhe pas ndarjes vazhdon të ruajë kontaktet e të ketë marrëdhënie të mira me  babain e Arias.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”- tha këngëtarja.

Ndërsa në lidhje me një lidhje të re ajo ka thënë se për momentin nuk do të ketë askënd në jetën e saj.

“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani.”- ka thënë Eneda.

A.C/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment