Aktualitet

I dënuar për vrasje, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Greqi pas 7 vitesh në arrati

Nga policia greke është arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka kryer një vrasje në Shqipëri në vitin 2012.
Featured image of article: I dënuar për vrasje, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Greqi pas 7 vitesh në arrati Foto ilustruese

Greqi-Në prangat e policisë  greke ka rënë një 29-vjeçar shqiptar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Dosja.al mëson se 29-vjeçari ka kryer një vrasje në Shqipëri në 4 tetor të vitit 2012. Ai ra në prangat e policisë greke  dje në drekë, në Sparta.

Ishin policët e seksionit Evrota që bënë të mundur prangosjen e 29-vjeçarit që akuzohet për vrasje me paramendim më 4 tetor 2012 në Shqipëri. Gjithashtu, sipas policisë, në kurriz të personit të arrestuar ishte gjithashtu në pritje të një vendimi të Gjykatës të Shkallës së Parë të Selanikut, për shkelje të legjislacionit për të huajt, për qëndrim ilegal.

29-vjeçari do të hetohet nga  Prokuroria e Nafplionit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment