Aktualitet

I dënuar për terrorizëm, drejtori i burgut jep detaje për grevën e urisë së Genci Ballës: S’hante se mishi nuk u ther me ‘bismilah’

  • Genci Balla tranferohet në spitalin e burgut të Peqinit, në gjendje të rëndë
  • Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta është shprehur se Balla ka refuzuar ushqimin pasi ka përbërje mishi.
    Featured image of article: I dënuar për terrorizëm, drejtori i burgut jep detaje për grevën e urisë së Genci Ballës: S’hante se mishi nuk u ther me ‘bismilah’

    PEQIN– Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e të dënuarit, Genci Balla. Malluta është shprehur se Balla ka refuzuar ushqimin pasi ka përbërje mishi.

    Sipas të dënuarit, mishi nuk ishte therur me bismilah (tradita myslimane) dhe thoshte se ishte “haram”.

    Genci Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së re, ishte dënuar me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më 30 korrik, Balla ishte një nga të parët që provuan t’i nënshtrohen regjimit “41 BIS”. Por pas pak kohës, bashkë me dy persona të tjerë vendosi që të hynte në grevë urie, me pretendimin se po keqtrajtohej.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment