Aktualitet

I dënuar për organizatë kriminale dhe plagosje, ekstradohet në Itali 43-vjeçari nga Kurbini (Emri)

Dosja.al mëson se i arrestuari Fred Gjonaj, 43 vjeç është sot në pranga në Laç, ku edhe është banues.
Featured image of article: I dënuar për organizatë kriminale dhe plagosje, ekstradohet në Itali 43-vjeçari nga Kurbini (Emri)

LAÇ– Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Dosja.al mëson se i arrestuari Fred Gjonaj, 43 vjeç është sot në pranga në Laç, ku edhe është banues.

Gjonaj do të ekstradohet drejt Italisë pasi pasi Gjykata në  Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale”Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Njoftimi i policisë Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana ,arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në  Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim , për veprat penale”Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment