Aktualitet

I dënuar në Itali për trafik droge, kush është 33-vjeçari që u gjet i vrarë brenda makinës në Rrogozhinë

Mësohet se viktima është 33-vjeçari Klevis Kapllani. 33-vjeçari është dënuar më herët pë trafik droge në Itali. Ai kishte vetëm dy vite që ishte kthyer në Shqipëri.
Featured image of article: I dënuar në Itali për trafik droge, kush është 33-vjeçari që u gjet i vrarë brenda makinës në Rrogozhinë Foto ilustruese

RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Mësohet se është vrarë me armë zjarri 33-vjeçari  Klevis Kapllani. Ky i fundit ka qenë i dënuar më herët në Itali për trafik droge dhe kishte vetëm dy vite që ishte kthyer në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm brenda makinës së tij. Policia bën me dije se ndaj 33-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri. Unformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment