LIVE UPDATES
Art&Argëtim

I dënuar në burgun famëkeq, rrëfehet historiani Agim Musta: Si mbijetova në galeritë e Spaçit

24 Korrik 2019, 13:58 Nga DOSJA
I dënuar në burgun famëkeq, rrëfehet historiani Agim Musta:

TIRANË- Agim Musta i përket brezit të historianëve të parë, që nisën hulumtimin e krimeve të komunizmit që në vitet ‘90. Përmes dhjetëra botimeve, Musta ka zbuluar krime dhe përgjegjësit e tyre. Ai është hartuesi i parë i hartës së zbulimit të më shumë se 100 burgjeve, kampeve të internimit, kampeve me tela me gjemba, vendet e internimit, etj. dhe kontribues për gjendjen e dhjetëra të humburve. Musta është vlerësuar me disa çmime për punën e tij kërkimore.

Në një intervistë për kujto.al, Musta dëshmon historinë e tij dhe të miqve të tij, të cilët i pa të vdisnin në burgun famëkeq të Burrelit dhe kushtet e tmerrshme të mbijetesës në kampin e Spaçit.

I dënuar si anëtar i grupit Socialdemokrat të krijuar në kohën e regjimit komunist, Musta vuajti dënimin në Burrel, e më tej në Spaç.

Dëshmia e plotë, si më poshtë:

Kur u dënuat?

Unë u dënova 13 vjet. Formuam një grup. Në këtë grup bënte pjesë Pjetër Arbnori, unë, Uran KalakulaRiza Kuçi, Karaman Paftali, një grup prej 5-6 vetësh që të gjithë ishin arsimtar, përveç Karaman Paftalit. Dikush denoncoi në Durrës që u mor vesh, dhe ne u arrestuam. U dënuam nga Gjykata Ushtarake e Tiranës nga Kolonel Llazi Polena, që dënoi nga viti 1945 deri në vitin 1990, rreth 600 vetë, nga këta 50 veta me vdekje. Prokuror ishte Sami Kapllani, edhe ky gjysmë analfabet. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura, në Gjykatën Ushtarake të Tiranës.

U dënuam: Pjetër Arbnori edhe Uran Kalakula me vdekje, unë dhe Tanush Kaso me 13 vjet burg, kurse Riza Kuçi e Karaman Paftali me 10 vjet burg. Pas dhënies së dënimit, shumica e grupit u çuan në burgun e Burrelit. Ndër ata që u çuan në burgun e Burrelit, isha dhe unë.

Çfarë kujton nga burgu i Burrelit?

Burgu i Burrelit ishte një ferr për së gjalli. Atje kishin vdekur mbi 200 veta, se ushqim pothuajse nuk kishte fare. Takimet me familjen bëheshin një herë në muaj, edhe ai ishte një kufizim shumë i madh. Nga sëmundjet e ndryshme, vdiqën 200 e ca veta. Një nga ata ishte dhe Ifzi Kokalari, gjirokastrit, me të cilin flija në të njëjtin kaush, në kaushin numër 9. Ai kishte qenë aty që nga viti 1946, dhe vazhdonte burgun . Atje ai u bllokua nga mushkëritë. Edhe ka vdekur me amanetin  “T’i çoni fotografitë familjes dhe të jeni të sigurtë se komunizmi do të përmbyset, se kur nuk dihet, por e ka të shpejtë”. Ky ishte Ifzi Kokalari, që për të flitet shumë pak. Ai vdiq atje, në burgun e Burrelit.

Kujtim  Beqiri, një djalë i ri 22 vjeç që kishte mbaruar Tregtaren e Vlorës, sa shkruajti  një strofë për burgun e Burrelit, e dënuan 5 vjet burg të tjera, plus ato që kishte bërë. I tillë ishte dënimi në burgun e Burrelit. Një doktor, Aleksandër Kalidhopuli, përfaqësues i minoritetit grek, që vdiq vetëm si lodër e spiunazhit grek me spiunazhin shqiptar me sigurimin. Vdiq në duart tona në burgun e Burrelit. Ai na la në amanet “Ushqimet e mia t’ja shpërndani të burgosurve, gjithashtu edhe rrobat që kishte ” se i vinin shumë ushqime, se kishte një djalë inxhinier e një djalë doktor, por ato i morën e i mbajtën për vete. U harrua Kalidhopuli.

Të burgosurit kishin orar fiks. Zgjimi bëhej në orën 5 të mëngjesit, pastaj bëhej apeli. Burgu i Burrelit kishte 10 dhoma që quheshin kaushë dhe 30 biruca. Kishte formën e një paralelpipedi. Këtu fillonte burgu, këtu ishte drejtoria e burgut. Jashtë lidhej me një kanal ndërtimi. Fillonin dhomat 1, 2, 3, 4, 5 e më pas, fillonin 30 biruca, duke filluar nga biruca 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 deri në 30. Në biruca, bëhej izolimi i elementeve të rrezikshëm që i quanin ata, elementët që tentonin të arratiseshin. Se edhe nga burgu i Burrelit janë bërë tentativa arratisjeje, edhe pse kishte një disiplinë jashtëzakonsht të madhe. Dreka ishte vetëm lëng fasulesh, ose një lëng makaronash, o lëng orizi. Mëngjes nuk kishte, kurse darka kishte një gotë çaj pa sheqer. Ky ishte regjimi ditor. Nga kjo, sigurisht u shkaktuan shumë sëmundje, që si konsekuencë kishin shfarosjen e të burgosurve politik. Ky ishte burgu i Burrelit. Pastaj, nja 300 vetë që ishim ne të rinjtë, se isha 30 vjeç atëherë, na morën e na çuan në Laç. Në Laç, ndërtohej fabrika e silikatit dhe atje, qëndruam 4 vjet, derisa na çuan në Spaç.

Si ishte gjendja e të burgosurve në Spaç, si ju trajtonin atje?

Aty në Spaç kam punuar në galeri. Burgu i Spaçit ndryshonte nga kjo gjë: Megjithëse po bëhej kontigjent i madh me 600 e ca të burgosur politik aty, praseprapë kishte ndryshim nga burgu i Burrelit nga çështja e bukës, se për të punuar, për të ndërtuar atë fabrikë, atë oxhak 53 e ca metra, duheshin energji. Energjia po nuk hëngre, nuk fitohet. Dhe kështu ushqimi ishte më ndryshe, kishim një çanak me groshë ose me oriz, buka ishte e grunjtë e jo e misërt, e të tjera. Por kishte këtë që, aksidentet ishin të mëdha, se nuk kishte asnjë siguri në punë.

Në burg janë vrarë 6 veta nga mossigurimi, nga rënia nga shkallët, nga rënia e skelave e të tjerë. Nuk merrej asnjë siguri dhe asnjë masë për mbrojtjen e këtyre fatkeqëve që punonin me tre turne: turni 1, 2, 3. Kush tentonte të arratisej, vritej në vend, pa gjygj, pa gjë.

Aksidentet ishin të zakonshme, nuk merresh asnjë masë sigurimi, punonim në galeri 300 metra poshtë, furnellë quheshin ato që kaloje nga një horizont, në një horizont tjetër. Këto horizonte miniere, galerie, pasi shfrytëzoheshin, lidheshin me horizontin tjetër, dhe shumë herë binin këto dhe zinin të burgosur. Kështu në Spaç, duke punuar në një nga këto furnellat, bie poshtë një nga binarët që ishin 3 metra të gjatë dhe me një diametër 50 cm. Unë në këtë kohë, po ngrija trarin tjetër. Më ka rënë përpara, për pak centimetra do të shtypesha. Do të ishte një vdekje e sigurtë, në burgun e Spacit. Ky ka qënë një nga rreziqet, pastaj rreziqe të tjera ka pasur shumë, ka pasur me dhjetëra, mos të them me qindra.

Vetëm një datë, 17 qershor i ’67-ës, në burgun e Bulqizës që ishte burg ordiner, s’kishte as aty siguri: Ra një galeri dhe shtypi 17 veta, vdiqën. Asgjë nuk u shkrua, as në shtyp e as nuk u mor ndonjë masë dënimi, asgjë. Në Spaç, aty përfundova burgun. Por kur dilje nga burgu, të burgosurit politik kalonin në një burg tjetër shumë më të madh. Ky burg ishte puna e rëndë dhe internimi. Mua për shembull, më detyruan të punoja në guroren e Dajtit, me vare, duke çarë gurë për ndërtimet ushtarake, etj. Kështu vazhdoi puna e rëndë e imja, derisa erdhi regjimi demokratik. Në kohën e ardhjes së regjimit demokratik, unë dola në pension.

Marrë nga Kujto.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur agim musta burgu i spacit agim musta burgu i spacit

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën