Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit/ Gjyqtari Kalia dorëhiqet nga çështja e Arben Grorit
2 Qershor 2020, 07:20Nga DOSJA
Tiranë- Gjyqtari Adrian Kalia ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së të burgosurit përjetë, Arben Grori. Pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës. Arben Grori është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në Itali, në vitin 1998.
Vrasja e Naim Zyberit
Pas hapjes së demokracisë Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë, Gaz Muçës. Po kështu Zyberi është cilësuar një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin. Por, Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.
Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Në këtë spital ai u vra nga Gert Gjinarari, ku u qëlloi aty për vdekje me dy plumba. Ai u vra më 6 gusht të vitit 1997 nga një atentat i organizuar nga tre persona ku qitësi ishte Gjinarari.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Albanologu i njohur Agron Fico, është shtuar sot në moshën 89-vjeçarë. Lajmin e për vdekjen e tij e ka dhënë Akademia e Shkencave, e cila në...
TIRANË- Pedagogia Iris Luarasi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Babrru, ku roja i shkollës ka përdhunuar për tre v...
Tiranë- Përleshje me armë të ftohta në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë 4 persona dhe raportohet...
VLORË– Drejtuesja e Kadastrës së Vlorës, Viola Hima, e cila është komanduar në detyrë vetëm pak ditë më parë është dorëhequr. Sipas informacioneve, mësohet...
Tiranë- Gazetari Artur Zheji në emisonin e tij në 360 gradë në RTV Ora deklaroi se policët në Shqipëri janë miliantë, sepse kështu mbrojnë vendin e punës. Ai t...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Abc News dhe Panorama.com ka në faqe të parë lajmin e vikti...
Durrës-Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një 20-vjeçar sirian në lagjen nr.1 në Durrës, pranë ish-hotel Vollga. Mësohet se në trupin e viktimës ka...