Aktualitet

I dënuar me burg të përjetshëm për 16 kg hashash, “Escobari shqiptar” do të dalë në gjyq në Greqi pa avokat

Ai kërkon një avokat nga shteti shqiptar pasi ai grek nuk ia ka mundësuar këtë gjë.
Featured image of article: I dënuar me burg të përjetshëm për 16 kg hashash, “Escobari shqiptar” do të dalë në gjyq në Greqi pa avokat Shaban Veizi

GREQI– Shaban Veizi është një shqiptar që po vuan dënimin me burg të përjetshëm në Hania të Kretës. Ai do të dalë para gjykatës më datë 18 shtator pasi kërkon t’i rishikohet dënimi por shteti grek nuk i ka siguruar një avokat.

Veizi shtë dënuar me burg të përjetshëm për 16 kg hashash, gjë që nuk është parë askund dhe në mënyurë irnike i është vënë nofka si “Escobari shqiptar”.

Ai u dënua në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ka ndërruar mbi 12 burgje.

54-vjeçari kërkon drejtësi nga shteti fqinj dhe kërkon t’i sigurohet një avokat. Veizi është shprehur para trupit gjykues se nuk dëshiron të dlaë pa avokat pasi nuk është jurist dhe bëhet fjalë për jetën e tij. Gjithsesi shqiptari kërkon një avokat nga shteti shqiptar, por edhe nga kjo anë ka marrë vetëm heshtje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment