Aktualitet

I dënuar me burg për armë dhe dhunë në familje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Nga policia Vlorë është arrestuar 29-vjeçari Rando Dalipaj.
Featured image of article: I dënuar me burg për armë dhe dhunë në familje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë (EMRI) Foto ilustruese

Vlorë-  Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë 29-vjeçari Rando Dalipaj pasi ishte i dënuar me një vit burg për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe nunicioneve”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndalimi i këtij personi u bë për arsye se 29 vjeçari ka qenë në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe nunicioneve”.

Vepra penale për të cilat Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.122 të vitit 2014, e ka dënuar me rreth 1 vit burgim.

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment