Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë Valentin Gjeloshi 30-vjeç pasi rezulton i dënuar nga gjykata me 5 vite burg për drogë.
Featured image of article: I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (EMRI) Foto ilustruese

Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë Valentin Gjeloshi 30-vjeç pasi rezulton i dënuar nga gjykata me 5 vite burg për drogë.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër./Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Shto Koment