
LEZHË– Një punonjës i Prokurorisë së Lezhës ka lënë pa energji elektrike një zonë të tërë. Jetmir Shahini i cili ka qënë në gjendje të dehur, ka përplasur fillimisht një kabinë elektrike, duke e rrëzuar për tokë, dhe më pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë lagjes SMT.
Pas këtij aksidenti, drejtuesi i mjetit nuk është ndaluar duke goditur një mjet tjetër në qytetin e Lezhës. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rende drejtuesi i mjetit tip Benz i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Nga goditja e kabinës ka ngelur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit.
Policia në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet ne të tre vendet ku është përplasur mjeti. Tre përplasjet kanë ndodhur në një ditancë rreth 1 km larg njëra- tjetrës.
(a.b)/dosja.al