Showbiz

I dashuri i Meghan Fox mban në qafë gjakun e saj, këngëtari zbulon për arsyen

FOTO
Këngëtari Machine Gun Kelly zbulon cfarë fshihet pas shishes së gjakut që Megan Fox i dha dhuratë.
Featured image of article: I dashuri i Meghan Fox mban në qafë gjakun e saj, këngëtari zbulon për arsyen Machine Gun Kelly, Megan Fox
Përditësuar:

SHBA– Lidhja e Machine Gun Kelly me Megan Fox ka shkuar në një nivel tjetër duke u futur dhe nën lëkur.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, e çoi këngën e tij “Bloody Valentine” në një nivel krejt të ri në Shkurt, kur ai zbuloi se e dashura e tij i dha dhuratë një pikë gjaku për ta vendosur në qafë.

31-vjeçari tregoi historinë e plotë që fshihet pas bizhuterisë romantike ( jo shumë konvencionale).

“Epo, ajo në të vërtetë po shkonte jashtë qytetit për të filmuar një film. Kjo ishte me të vërtetë diçka e re në marrëdhënien tonë,” tha Baker gjatë një intervistë  në” The Ellen DeGeneres Show” të Mërkurën.

“Unë nuk kisha pasaportë. Kështu që, ajo do të shkonte në Bullgari, kështu që unë isha disi i çmendur, si:”Ti do të largohesh dhe unë nuk mund të vij të shoh”.

Me sa duket, të dashuruarit nuk kishin pse të stresoheshin për të kaluar kohën larg; Baker gjithashtu zbuloi se ai përfundoi duke marrë një pasaportë me ndihmën e senatorit Bernie Sanders dhe ishte në gjendje të vizitonte Fox ndërsa ajo ishte duke filmuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akoma, ylli merr gjerdanin me vete kudo që të shkojë edhe nëse nuk e ka vendosur.

“Disa njerëz i japin, si një shami partnerit të tyre ose çfarëdo tjetër,” tha ai. “Ajo më dha ADN-në e saj.”

Fox dhe Kelly – të cilët u takuan gjatë xhirimeve të “Midnight in the Sëitchgrass” – u  panë së pari së bashku  në maj të vitit 2020 dhe e  bënë dashurinë e tyre  zyrtare në Instagram pak kohë më vonë.

Që nga ajo kohë, ata kanë bërë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në AMA, madje kanë shkaktuar spekulime të fejesës të mundshme.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment