Rajoni

“I dashur Mevlüt, pse mendoni se e mbajmë ushtrinë në ishuj? Duam të harxhojmë para?”/ Çfarë ndodhi prapa kamerave, mediat greke zbardhin bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë, ‘gjuha e ëmbël’ e Dendias… 

Sipas një prej portaleve më të rëndësishme të shtetit fqinjë, sjellja e Dendias ishte "model" për një kryediplomat, i cili përdori një gjuhë të thjeshtë ndaj kundërshtarit të tij.
Featured image of article: “I dashur Mevlüt, pse mendoni se e mbajmë ushtrinë në ishuj? Duam të harxhojmë para?”/ Çfarë ndodhi prapa kamerave, mediat greke zbardhin bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë, ‘gjuha e ëmbël’ e Dendias…  Pamje nga konferenca per shtyp

ANKARA– Media greke “Protothema” ka zbardhur prapaskenat e takimit mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologut të tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu. Sipas një prej portaleve më të rëndësishme të shtetit fqinjë, sjellja e Dendias ishte “model” për një kryediplomat, i cili përdori një gjuhë të thjeshtë ndaj kundërshtarit të tij. Megjithatë nuk ngurroi që të tregonte pikat përplasëse dhe qëndrimin e Greqisë ndaj tyre. 

PJESË NGA ARTIKULLI: 

“Turqia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën mbi Ligjin e Detit në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ka bërë 400 mbikalime mbi territorin grek! Mevlüt, mbi territorin grek! Nuk ka asnjë dispozitë të ligjit që lejon kalimin në territorin grek, “-theksoi Nikos Dendias nga Ankaraja të enjten pasdite përpara vështrimit të akullt të Ministrit të Jashtëm Turk.

Mevlüt Çavuşolulu dhe diplomatët turq që morën pjesë në negociatat me delegacionin grek ngritën të gjitha çështjet mbi të cilat Ankaraja kërkon të imponojë pikëpamjet e saj, një prej tyre është: pretendimi se ishujt nuk kanë një raft kontinental. Duke qenë se “regjimi” i Erdoganit vendosi të gjithë axhendën e pretendimeve turke në tryezë, ishte e ligjshme që edhe turqit të zbulonin detaje për mediat e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëri përshtypje thjeshtësia me të cilën Dendias shpalosi argumentet greke dhe mënyrën me të cilën ai iu drejtua homologut të tij turk: Mevlüt  ose “i dashur Mevlüt”. Më pas, me një buzëqeshje në fytyrë, Nikos Dendias u dërgoi një mesazh të gjithë atyre që morën pjesë në konferencën për shtyp se llogaritë e mira bëjnë miq të mirë.

“Ju keni ngritur dy çështje, Mevlüt. Çmilitarizimi i ishujve. Pse ka ushtri në ishuj? Ekziston sepse kërcënohen nga diku. Ushtria kushton para. Ne nuk duam të harxhojmë para pa arsye. A ka dikush që pohon në këtë moment se nuk ka kërcënim ushtarak?,“-tha Nikos Dendias. 

Takimi Dendias-Erdoğan u kërkua nga pala turke. Kërkesa u bë përmes kanaleve diplomatike, nga ambasadori turk në Athinë, Burak üzügergin të Mërkurën e kaluar ku qeveria greke pranoi kërkesën. Bisedimet teknike mes palëve u rikthyen më 25 Janar kur u zhvillua raundi i 61-të në Stamboll, pas 5 vitesh ndërprerjeje. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment