Bota

“I dashur Joe”/ Biden i jep lamtumirën Merkel si kancelare: Do të më marrë malli për ju

Euronews shkruan se gjatë konferencës me Merkel, Biden u shpreh se do e marrë malli për të punuar me të. 
Featured image of article: “I dashur Joe”/ Biden i jep lamtumirën Merkel si kancelare: Do të më marrë malli për ju Angela Merkel dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë lamtumirën kancelarës gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së kësaj të fundit në SHBA. Euronews shkruan se gjatë konferencës me Merkel, Biden u shpreh se do e marrë malli për të punuar me të.

“Në një shënim personal, duhet t’ju them se do të më marrë malli për t’u parë në samitet tona. Do të më marrë malli për ju“, tha Biden. Ndërsa nga ana tjetër Merkel i drejtohej Presidentit gjatë gjithë kohës me fjalët: I dashur Joe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e djeshme vizitoi SHBA-në për herë të fundit si kancelarja e Gjermanisë. Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Merkel u takua me Presidentin Joe Biden, me të cilin diskutuan për çështje botërore, bashkëpunime si dhe për shqetësimet e dy vendeve.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment