Showbiz

‘I çmendur’ pas Arbanës, Eduart Grishaj më i dashuruar se kurrë bën deklaratën publike, reagon moderatorja (FOTO)

Arbana Osmani ka pozuar nga kulla Eiffel, por Eduart Grishajt nuk i futet në sy asgjë para bukurisë së moderatores.
Featured image of article: ‘I çmendur’ pas Arbanës, Eduart Grishaj më i dashuruar se kurrë bën deklaratën publike, reagon moderatorja (FOTO) Regjisori, Eduart Grishaj dhe moderatorja, Arbana Osmani.

TIRANË– Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj udhëtuan drejt Francës, për të qenë pjesë e ndjeshjes së shumëpërfolur Shqipëri-Francë. Edhe pse ndeshja tashmë ka përfunduar, Arbana dhe Eduarti kanë vijuar dhe disa ditë relaksi në Paris.

Vendi i dashurisë dhe i romancës, duket se ka frymëzuar dhe Eduart Grishajn, që i ka bërë moderatores krahasimin e endërruar për çdo femër.

Duke pozuar përkrah kullës Eiffel, Arbana ka rrëmbyer vëmendjen e të dashurit të saj, që i bën komentin e bukur.

“Ja një rast kur kulla Eiffel është inferior”- i shkruan regjisori në foton e postuar në rrjete sociale.

I vetmi koment që ka marrë një përgjigje nga Arbana Osmani publikisht, duke iu përgjigjur me një emoji.      

Postimi i Arbana Osmanit dhe komenti i Eduart Grishajt.

 (R.L/Dosja.al)     

 

 

Shto Koment