Aktualitet

I burgosuri në Berat infektoi me koronavirus 4 të afërm, mes tyre 2 të moshuar

Mësohet se në Berat 4 nga 8 të infektuarit janë: dy të moshuar, një polic dhe një mësuese anglishteje. Këta të fundit u infektuan nga një i burgosur.
Featured image of article: I burgosuri në Berat infektoi me koronavirus 4 të afërm, mes tyre 2 të moshuar Spitali i Beratit

BERAT- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 nga të prekurit janë kontakte të një të burgosuri që është infektuar më herët.

 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se të infektuarit janë dy të moshuar, një polic dhe një mësuese anglishteje, të cilët janë të afërm të të burgosurit. Në total numri i të infektuarve në Berat është 16.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 2 qytetarë të tjerë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 76. Ndërkohë janë konfirmuar  74 raste të reja. Harta është zgjeruar në 18 qytete. Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment