Politike

“I blemë vetë, hapi thjesht kanalin e eksportit”, Rama zbulon të vërtetën e pajisjeve mjekësore që erdhën nga Turqia, lëvizja e vetme e Erdoganit

VIDEO
Gjatë mbledhjes që zhvilloi online me ministrat e kabinetit, Rama u shpreh se të gjitha pajisje mjekësore janë blerë me paratë e shqiptarëve, dhe që Turqia ka hapur vetëm kanalin e eksportit.
Featured image of article: “I blemë vetë, hapi thjesht kanalin e eksportit”, Rama zbulon të vërtetën e pajisjeve mjekësore që erdhën nga Turqia, lëvizja e vetme e Erdoganit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ndihmën e ardhur nga Turqia me 4.5 ton pajisje mjekësore. Gjatë mbledhjes që zhvilloi online me ministrat e kabinetit, Rama u shpreh se të gjitha pajisje mjekësore janë blerë me paratë e shqiptarëve, dhe që Turqia ka hapur vetëm kanalin e eksportit.

Duhet theksuar se duhet ta dinë të gjithë ata që na ndjekin. Të gjitha këto materiale janë blerë me fondin tonë. Qeveria turke hapi thjesht kanalin e eksportit, sepse ne kemi pasur anullime dhe angazhime të marra më parë. Ne do vazhdojmë me rezerva të tjera, falë këtij kanali. Kjo ishte për t’u vlerësuar sepse është realisht një hapje ekskluzive kanali, ndërkohë që Turqia dhe Kina janë të mbytura nga kërkesat. Ndërkohë me urdhër të Prsidentit u hap vetëm për ne,“- sqaroi Rama.

Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. Ndihmat kanë ardhur një natë më parë nga “Lasgushi”, avioni i linjës ajrore ‘Air Albania’. Ndërsa pamjet e ngarkimit të tyre i shpërndau vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësore u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment