Rajoni

‘Festa e 28 nëntorit’/ Shkollat i binden vendimit të qeverisë, mësim si normalisht: Kemi humbur shumë orë nga pandemia!

Sipas mediave në Kosovë, një mësues i shkollës “Naim Frashëri”, Pajtim Hodolli ka thënë se ishte e nevojshme që ditën e sotme të bëhej mësim për shkak se nxënësit kanë humbur shumë ditë mësimi si pasojë e pandemisë.
Featured image of article: ‘Festa e 28 nëntorit’/ Shkollat i binden vendimit të qeverisë, mësim si normalisht: Kemi humbur shumë orë nga pandemia! Foto ilustruese

PRISHTINË-Disa shkolla në Kosovë ditën e sotme kanë vendosur të zhvillojnë mësimin rregullisht, pavarëisht thirrjes së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBASHK), që dita e hënë të ishte pushim në shenjë respekti për festën e 28 Nëntorit.

Sakaq, sipas mediave në Kosovë, një mësues i shkollës “Naim Frashëri”, Pajtim Hodolli ka thënë se ishte e nevojshme që ditën e sotme të bëhej mësim për shkak se nxënësit kanë humbur shumë ditë mësimi si pasojë e pandemisë.

“Ne si mësimdhënës të shkollës “Naim Frashëri”, në bashkëbisedim me kolektivin kemi vendosë që sot të mbajmë mësim, për shkak se edhe ashtu nxënësit kanë humbur mjaftë ditë të mësimit për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye e kemi parë të nevojshme që ta vazhdojmë procesin mësimor”, ka thënë Hodolli.

Gjithashtu ai ka thënë  se thirrja e Qeverisë që të mbahet mësim dhe ajo e SBASHK-ut, që të mos zhvillohet procesi ka ndikuar që një numër i konsideruar i nxënësve të mos shkonin ditën e sotme në shkollë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot vërehen pak mungesa, pak me të theksuara tek nxënësit, mirëpo nëse e llogarisim një përqindje, nuk e kalon as 10 për qind që mungojnë, domethënë ka kushte që të mbahet mësim”, ka thënë Hodolli. Një nxënëse, Florentina Llugaliu ka thënë se dita e sotme duhet të ishte pushim për shkak të festës së 28 Nëntorit.

“Unë mendoj që është me keq që kemi ardh sot në shkollë sepse është dita e 28 Nëntorit dhe mendoj që duhet me qenë në shtëpi, dhe me mbajte mësim online”, ka thënë Llugaliu.

Ditën e premten, përmes një sqarimi për media, Qeveria e Kosovës, tha se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të regullta, në përputhje me masat anti-COVID, të ndërmarra nga Qeveria. Ndërsa, SBASHK-ka ka thënë që kjo ditë duhet të ishte pushim në shenjë të festës së 28-nëntorit.

(k,a/dosja.al)

Shto Koment