Aktualitet

I bënë atentati të birit/ Flet Shaqir Tollja: Besmir Zeneli na ka sulmuar vazhdimisht, më ka rrahur mua dhe djalin, policia nuk bën asgjë, dyshoj se ka lidhje me shefin e komisariatit

Po ashtu ai është shprehur se Zenlei i ka rrahur djalin 15-vjeçar dhe se pavarësisht denoncimit në polici nuk është bërë asgjë pasi sipas tij ky i fundit mund të ketë lidhje me shefin e komisariatit.
Featured image of article: I bënë atentati të birit/ Flet Shaqir Tollja: Besmir Zeneli na ka sulmuar vazhdimisht, më ka rrahur mua dhe djalin, policia nuk bën asgjë, dyshoj se ka lidhje me shefin e komisariatit Foto Ilustruese

BULQIZË– Shaqir Tollja, babai i Eri Tolljas, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri,  ka folur së fundmi Në një intervistë për ReportTv Tollja është shprehur se Bezmir Zeneli,i cili ka qëlluar me armë zjarri ditën e sotme, i sulmon herë pas here.

Po ashtu ai është shprehur se Zeneli i i ka rrahur djalin 15-vjeçar dhe se pavarësisht denoncimit në polici nuk është bërë asgjë pasi sipas tij ky i fundit mund të ketë lidhje me shefin e komisariatit.
“Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjtë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshme. Në gusht ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, në shtator më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e ferro-kromit është aktualisht e mbyllur por më parë ka qenë në bashkëpronësi mes  Zenelit dhe kushërinjve të mi. Unë jam minator, nuk kam fabrikë! Zenelin e kam denoncuar në polici në gusht, por policia nuk ka marrë asnjë masë. Dyshojmë se ka lidhje me shefin e komisariatit. Ende nuk është arrestuar edhe pas ngjarjes së sotme”- tha ai.Një tentative për vrasje u shënua mesditën e sotme në ë hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi. Policia bëri të ditur,  se shënjestër e atentatit ka qenë Eri Tollja, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, Besmir Zeneli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 pranë mobileri “Nasufi”, ku Eri Tollja ka qenë në lëvizje me automjet bashkë me kushëririn e tij, Sh.T., kur është qëlluar me armë zjarri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.k.dosja.al)

Shto Koment