Bota

I ati shkeli rregullat e Covid-19/ Zëdhënësi i Johnson: Janë individët ato që i bëjnë vetë gjykimet

Zëdhënësi i kryeministrit tha se këshillat e Zyrës së Jashtme për udhëtimet ndërkombëtare mbeteshin në fuqi, por ai deklaroi se  "janë individët ato që i bëjnë vetë gjykimet".
Featured image of article: I ati shkeli rregullat e Covid-19/ Zëdhënësi i Johnson: Janë individët ato që i bëjnë vetë gjykimet Kryeministrit britanik, Boris Johnson.

BRITANI E  MADHE– Një ditë më parë i ati i kryeministrit britanik, Boris Johnson, Stanley tregoi përmes postimeve në rrjetet sociale se kishte fluturuar  drejt Greqisë, në një kohë që vet lideri britanik ka vendosur masa të rrepta për mbylljen e kufijve me shtetin grek.

Udhëtimi i të atit të kryeministrit shkaktoi goxha reagime dhe kritika pasi i pari që thyente rregullat e Johnson ishte i ati i  tij.

Tashmë  Johnson sa i përket kësaj çështje për babain e tij është shprehur, se pavarësisht nga këshillat që i jepeshin shtetasve britanikë për të shmangur të gjitha udhëtimet jo të rëndësishme ndërkombëtare, duhet t’i bëheshin babait të tij.

79-vjeçari Stanley Johnson ka mbërritur  në Athinë dy ditë më parë, për të vizituar vilën e tij, ndërsa ka publikuar edhe një video në Instagram ku tregonte se si kishte ulur avioni.

E më pas postoi edhe një foto tjetër në Instagram ku shfaqej me maskë  për fytyrën, foto të cilën dukej se e  kishte shkrepur brenda një aeroporti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëdhënësi i kryeministrit tha se këshillat e Zyrës së Jashtme për udhëtimet ndërkombëtare mbeteshin në fuqi, por ai deklaroi se  “janë individët ato që i bëjnë vetë gjykimet”.

Stanley Johnson fluturoi për në Athinë nëpërmjet Bullgarisë sepse qeveria greke i ka ndaluar fluturimet direkte nga Britania e Madhe deri në 15 korrik.

Burimi: News.Sky

A.C/Dosja.al

Shto Koment