Bota

I ati e nxorri nga shtëpia se tymosi kanabis, 19-vjeçari nga Anglia ngrin për vdekje

Mjekja ligjore Karen Henderson tha në gjykatë se Lyndon kishte vdekur nga hipotermia dhe raporti i toksikologjisë tregonte se ai ishte përdorues i rregullt i kanabis.
Featured image of article: I ati e nxorri nga shtëpia se tymosi kanabis, 19-vjeçari nga Anglia ngrin për vdekje Lyndon Turner

BRITANI E MADHE- Një 19-vjeçar është gjetur i ngrirë në një parking makinash pasi i ati e kishte larguar nga shtëpia pasi konsumonte kanabis.

Sipas Dailymail, 19-vjeçari Lyndon Turner, kishte dalë nga shtëpia, pas një sherri që kishte bërë me të atin Graham për përdorimin e kanabisit.

Mjekja ligjore Karen Henderson tha në gjykatë se Lyndon kishte vdekur nga hipotermia dhe raporti i toksikologjisë tregonte se ai ishte përdorues i rregullt i kanabis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund të hetimeve, mjekja regjistroi zyrtarisht rastin e Lyndon si fatkeqësi, dhe vdekje natyrore, pa bërë fajtor të atin. 

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment