Aktualitet

I arrestuar si pjesë e grupit të kokainës, shqiptarit në Itali i sekuestrohen 27 mijë euro, ja ku i kishte fshehur

Policia italiane i ka arrestuar 27 mijë euro një shtetasi shqiptar. Ky i fundit u arrestua dy ditë ditë më parë si pjesë e grupit të shpërndarjes së kokainës.
Featured image of article: I arrestuar si pjesë e grupit të kokainës, shqiptarit në Itali i sekuestrohen 27 mijë euro, ja ku i kishte fshehur Operacioni i policisë italiane

ITALI-Policia italiane ka sekuestruar 32 mijë euro në kuadër të operacionit “Paride”, të drejtuar nga Antimafia e Potenzas. Operacioni ndaj grupit të drogës, u krye dy ditë më parë në provincën e Materas, kryesisht në Bernalda.

Gjatë operacioni u vunë në pranga 29 persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë, për të cilët prokuroria kishte kërkuar urdhër-arrest.  Sipas hetuesve, sasia e parave u gjet në shtëpinë e 5 prej të arrestuarve. Rreth 27 mijë euro u gjetën në komodinën e dhomës së gjumit të njërit prej shqiptarëve.

Ky i fundit nuk mundi dot të justifikonte burimin e parave, ndërsa policia ka dyshime të forta se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i shitjes së drogës.  Policia italiane zbuloi gjithashtu, se disa prej anëtarëve të grupit kishin dhjetëra klientë të gatshëm për të blerë kokainën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Lagazzettadelmezzogiorno

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment