Bota

I arrestuan vajzën në protestën për George Floyd/ Reagon kryetari i bashkisë së New York-ut: Jam krenar për të, e mbështes për vendimin që ka marrë

Chiara de Blasio është shprehur se e mbështet vajzën duke shtuar se ndihet shumë krenar për guximin e saj. Më tek de Blasio tha se e bija është një njeri që do paqen dhe drejtësinë në vend.
Featured image of article: I arrestuan vajzën në protestën për George Floyd/ Reagon kryetari i bashkisë së New York-ut: Jam krenar për të, e mbështes për vendimin që ka marrë Chiara de Blasio dhe Bill de Blasio

SHBA- Kryetari i bashkisë Nju York-ut, Bill de Blasio, ka reaguar pas arrestimit të vajzës së tij, Chiara de Blasio e cila po protestonte kundër vdekjes së George Floyd që u vra nga një oficer policie para një jave.

Ai është shprehur se e mbështet vajzën duke shtuar se ndihet shumë krenar për guximin e saj. Më tek de Blasio tha se e bija është një njeri që do paqen dhe drejtësinë në vend.

“E dua shumë vajzën time.  Është njeri shumë i mirë. Do që të bëhet më e mira në këtë botë. Do që të shohë një vend më të mirë dhe në paqe. Jam shumë krenar për të. Për faktin që kjo gjë e ka prekur shumë dhe ka vendosur të bëjë diçka për këtë, të protestojë me të tjerët.”- ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se e dinte që vajza kishte dalë ditë të tjera për të protestuar dhe se arrestimin e saj e kishte marrë vesh nga mediat dhe jo nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne e mësuam nga media që ajo ishte arrestuar. Ajo është 25 vjeç dhe jeton jetën e saj. Zgjedh të ndajë me ne atë që do. Më tregoi gjithçka më pas me detaje. Po protestonte paqësisht bashkë me të tjerët dhe unë e besoj.”- tregon kryetari i Bashkisë së Neë York.

Chiara de Blasio, është  arrestuar natën e së shtunës në një protestë në Manhattan. Vajza përfundoi në pranga pasi policia shpalli të paligjshëm një grumbullim midis Rrugës 12 dhe Broadway. Mediat thanë se 25-vjeçarja nuk kishte pranuar të largohej nga rruga kështu që policia ishte e detyruar që ta arrestonte.

Burimi: nbcnews

(A.K.dosja.al)

Shto Koment