Aktualitet

I akuzuar për prostitucion dhe organizatë kriminale, arrestohet 42-vjeçari në Lezhë (Video)

Gjykata italiane ka dhënë masën arrest me burg për shqiptarin me inicialet L.K.

LEZHË– Një 42-vjeçar i akuzuar për prostitucion dhe organizatë kriminale është arrestuar në Lezhë. Shqiptari me inicialet L.K., do të ekstradohet drejt Italisë pasi ëhstë shpallur në kërkim nga autoritetet e shtetit fqinj.

Mësohet se Gjykata italiane në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, për 42-vjeçarin.

Njoftimi i policisë Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në  Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit  Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale”dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment