Bota

I akuzuar për pedofili, mbytet me varësen me kryq ish-prifti në Francë

Ish-prifti ishte përjashtuar nga kisha për shkak të akuzave që ishin ngritur drejt tij, duke zhgënjyer të gjithë besimtarët.
Featured image of article: I akuzuar për pedofili, mbytet me varësen me kryq ish-prifti në Francë Foto ilustruese

FRANCË- Roger Matassoni, një ish-prift, i cili akuzohej për pedofili ndaj disa besimtarëve, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Agnetz të Parisit, 3 ditë më parë.

Ish-prifti ishte përjashtuar nga kisha për shkak të akuzave që ishin ngritur drejt tij, duke zhgënjyer të gjithë besimtarët. Autopsia konfirmoi se Metassoni 91 vjeç gjeti vdekjen, si pasojë e asfiksisë të një shtrëngimi në fyt. Ai ishte mbytur me një varëse me kryq.

Si autor i dyshuar, është një 19 vjeçar, i cili mendohet se se është një nga personat e abuzuar nga prifti kur ka qenë fëmijë, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Prifti Matasoni ishte denoncuar nga dy të rinj me moshë 10 dhe 14 vjeç, ndërkohë që rastet janë shënuar para viteve ‘90-të.

(K.P, A.M/ dosja.al)

Shto Koment