Rajoni

Hyseni pas takimit në Bruksel: Serbia tentoi të hap temën e asociacionit, e refuzuam kategorikisht

Sa i takon temës për borxhin e jashtëm Hyseni ka thënë se Kosova mbështet parimin e të drejtës ndërkombëtare dhe negocion me Serbinë i shtet i pavarur.
Featured image of article: Hyseni pas takimit në Bruksel: Serbia tentoi të hap temën e asociacionit, e refuzuam kategorikisht Koordinatori i Kosovës, Skënder Hyseni.

BRUKSEL– Delegacioni i Kosovës dhe ai serb kanë zhvilluar ditën e sotme në Bruksel takimin e radhës në nivel ekspertësh me ndërmjetësimin e te dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sot tema që është diskutuar në tryezë ka qenë ajo për pretendimet financiare dhe çështjet e borxhit. Në përfundim të takimit koordinatori i Kosovës, Skënder Hyseni deklaroi se gjatë bisedimit të sotëm nuk është folur për çështjen e bashkësisë së komunave serbe.

Ndërkohë sa i takon temës për borxhin e jashtëm Hyseni ka thënë se Kosova mbështet parimin e të drejtës ndërkombëtare dhe negocion me Serbinë i shtet i pavarur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është diskutuar fare kjo temë. Natyrisht që delegacioni serb ka bërë përpjekje që ta hapë këtë temë, ndërkohë që ne e kemi refuzuar kategorikisht. Nuk ka asnjë mundësi që ne të bisedojmë për këto tema në asnjë rrafsh tjetër.”- deklaroi koordinatori i Kosovës.

Më tej Hyseni përmendi si rrugë zgjidhje dhe Gjykatën e Arbritrazhit sa i takon kërkesat e natyrës financiare të Serbisë lidhur me borxhet që janë marrë në kohën e ish-Jugosllavisë, ndërsa shtoi se Kosova mund të pranojë të paguajë vetëm për huatë që janë investuar në territorin e saj në vepër madhore.

A.C/Dosja.al

Shto Koment