Aktualitet

U nis për në punë dhe nuk mbërriti, zhduket 61-vjeçari nga Tepelena, familjarët bëjnë apel për ndihmë: Kush e ka parë të na kontaktojë

Konkretisht në mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë shkruhet se Dinaj ka dalë në orën 17:00, një ditë më parë nga shtëpia e tij, për të mbërritur në punë, në të cilën nuk ka mbërritur.
Featured image of article: U nis për në punë dhe nuk mbërriti, zhduket 61-vjeçari nga Tepelena, familjarët bëjnë apel për ndihmë: Kush e ka parë të na kontaktojë Hysen Dinaj
Përditësuar:

TEPELENË– Burri që shikoni në foto është Hysen Dinaj, i cili prej ditës së djeshme në orën 17:00 ka humbur kontaktet me familjen e tij. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërritur një apel për ndihmë nga familjarët e personit që shikoni në foto, të cilët kërkojnë ndihmë nga çdo person që mund ta ketë parë të afërmin e tyre.

Konkretisht në mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë shkruhet se Dinaj ka dalë në orën 17:00, një ditë më parë nga shtëpia e tij, për të shkuar në punë, në të cilën nuk ka mbërritur. 61-vjeçari punonte si roje tek një lokal në autostradën Fier-Tepelenë dhe herën e fundit që ka dalë nga shtëpia mbante veshur një këmishë me lule të kuqe e të zeza dhe një triko gjysmë golf me bazë ngjyrë gri e me nuanca të zeza. Mbi to, Dinaj mbante një jelek ngjyrë gri.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çdo person që e ka parë apo ka ndonjë informacion, mund të kontaktojë në numrin e telefonit, 0692915927, për të ofruar të dhënat.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment