Sport

Hysaj i “çmend” të gjithë, kapiteni kuqezi mban në dorë orën 190 mijë $

Në konferëncën e fundit të Kombëtares kuqezi, ku ai ishte në krah të trajnerit Reja në dorën e tij u vu re një orë shumë e shtrenjtë.
Featured image of article: Hysaj i “çmend” të gjithë, kapiteni kuqezi mban në dorë orën 190 mijë $ Edy Reja dhe Elseid Hysaj

TIRANË- Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, që aktivizohet dhe me Napolin është një ndër më të paguarit në krahasim me shokët e tij të skuadrës.

Në një vit ai arrin që të fitojë një shifër të lartë, fal talentit dhe punës së tij. Kjo nuk e pengon atë që të bëjë dhe shpenzime “të çmendura”.

Në konferëncën e fundit të Kombëtares kuqezi, ku ai ishte në krah të trajnerit Reja në dorën e tij u vu re një orë shumë e shtrenjtë.

Bëhet fjalë për një orë të markës zviceriane Audemars Piguet, me flori të bardhë dhe diamantë, që kushton rreth 190 mijë dollarë.

Hysaj gjithmonë ka treguar jetën e tij luksoze, ku para pak kohësh reklamoi dhe makinën e tij që kapte një vlerë shumë të lartë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment