
ITALI – Pas mbrojtësit të kombëtares kuqezi Elseid Hysaj, një tjetër futbollist shqiptar i Napolit, ka mposhtur koronavirusin. Ai është kapitenin e përfaqësueses së “dardanëve”, ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, të cilët rezultuan të infektuar me Covid-19, gjatë grumbullimit me ekipet respektive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pas 2 javësh qëndrimi në karantinë pranë banesave të tyre, testet e tamponëve të dy futbollistëve shqiptarë, Hysaj dhe Rrahmani, kanë rezultuar negativë dhe ata janë të gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën e Napolit.
Por, duke iu referuar mediave italiane, me mjaft gjasa, trajneri Gatuso nuk i ka përfshirë të dy futbollistët shqiptarë në planet e tij ndeshjen e kësaj të entjeje të Napolit për Europa League ndaj holandezëve të AZ Alkmar edhe pse tamponët e tyre të fundit kanë rezultuar negativë. Githsesi, kjo mbetet për t’u parë…
B.T (Dosja.al)