Sport

“Hysaj 7 vite njësoj”, Gattuso thotë fjalë të mira për malësorin e kombëtares

Malësori i kombëtares shqiptare aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po luan vazhdimisht
Featured image of article: “Hysaj 7 vite njësoj”, Gattuso thotë fjalë të mira për malësorin e kombëtares Gennaro Gatusso

Napoli nesër do të luajë kundër Fiorentinës në “San Paolo” dhe trajneri Gennaro Gattuso ka folur në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes.

Trajneri i Napolit, mes të tjerash, ka komentuar situatën aktuale të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj. Malësori i kombëtares shqiptare aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po luan vazhdimisht, ndryshe nga nisja e sezonit deri kur u largua Carlo Ancelotti.

Gattuso ka vetëm fjalë të mira për Elseidin. “Hysaj e interpreton rolin e tij si pak lojtarë të tjerë. Ai ka 7 vite që luan në mbrojtjen me katër dhe po paraqitet shumë mirë”, është shprehur tekniku.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment