Aktualitet

Në ‘STOP’ çdo gjë! Ora 20:00 ‘paralizon’ vendin, plasin gjobat në Bllok! Tirana në kaos trafiku! Drejtori i Policisë Shkodër: Nëse gjeni lokal hapur, jap dorëheqjen

VIDEO
Sot deri më 25 shkurt, nga ora 220:00-06:00, qytetaratë e kanë të ndaluar që të qarkullojnë si pjesë e masave anti-COVID. Kaosi i ditës së parë ka shkaktuar trafik në kryeqytet. Ndërsa në Shkodër, drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse pas orës 20:00 do të gjenden lokalet hapur.
Featured image of article: Në ‘STOP’ çdo gjë! Ora 20:00 ‘paralizon’ vendin, plasin gjobat në Bllok! Tirana në kaos trafiku! Drejtori i Policisë Shkodër: Nëse gjeni lokal hapur, jap dorëheqjen Pamje nga Tirana

TIRANË- Sot dita e parë e shtrëngimit të masave. Që prej orës 20;00 ka hyrë në fuqi  ndalimi i qarkullimit, orar i vendosur nga Komiteti Teknik me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Duke nisur që nga sot e deri më 25 shkurt, ditë që do të rishikohet vendimi, orari i ndaluar për qarkullim do të fillojë nga ora 20:00 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit.

Nisja e shtetrrethimit ka dhënë rezultatet e para në rëndimin e trafikur në disa prek pikave “kyçe” të Tiranës, si kryqëzimi i ‘Vasil Shantos’ apo edhe mbikalimi tek Unaza e Re. Policia menjëherë është vendosur në veprim ku në zonën e bllokut ka gjobitr disa persona pasi kishin shkelur orën policore.

Po ashtu policia ka patrulluar në Berat, Korçë ku në qytetin jugor janë shoqëruar në komisariat dy drejtues mjetesh pasi kishin shkelur rregullat. 

Gjithashtu është ‘blinduar’ nga policia dhe qyteti i Sarandës dhe i Shkodrës, ku janë mbyllur të gjithë lokalet dhe restorantet ndërkohë në rrugë nuk ka asnjë person. Sakaq së drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse pas orës 20:00 do të gjenden lokalet hapur. 

Masat e reja anti-COVID

1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.

Pamje nga Tirana

Masat u shtrënguan si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të infektuara nga pandemia e koronavirusit dhe viktimave të COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1105 të infektuar, një prej shifrave më të larta që prej rasteve të para. Ndërsa 14 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID, duke e çuar totalin në 1517 viktima.

(A.k/k.m/ dosja.al)

  • 22:28

    Zbatimi i orës policore në Shkodër/ Drejtori Brahimaj: Më thoni një lokal hapur dhe unë jap dorëheqjen!

    Niko Brahimaj

    Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse policia do të gjejë një lokal hapur pas orës 20;00. Në një intervistë për mediat ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojën masat shtrënguese që janë vendosur ditën e djeshme nga Komiteti i Ekspertëve,  me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe zbatimin e orës policore. “DVP Shkodër është e fokusuar në ruajtjen e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve të saj. Në vazhdim të kësaj që thashë, ne do bëjmë ç’është e mundura që jeta, shëndeti i qytetarëve tanë të ruhet me çdo kusht, edhe përballë këtij armiku të padukshëm që është koronavirusi. Ne do bëjmë ç’është e mundura që qytetarët tanë të ndërgjegjësohen dhe në fokusin dhe tragetin tonë nuk është ndëshkimi, është ndërgjegjësimi i kujtdo, i çfarëdo lloj niveli që të jetë, arsimor apo kulturor. Ne duam që të gjithë të na mirëkuptojnë. Të gjithë të zbatojnë rregullat e vendosura nga një komision apo strukturë e posaçme shtetërore. Ne duam që të na mirëkuptojmë, duam që niveli i gjobave të jetë zero, por nga ana tjetër nuk do të tolerojmë kërkënd që do ta shikojnë si të pamundur vendosjen e këtyre parametrave në qarkun e Shkodrës. Në pedonale keni ujë tani për momentin. Më thoni një emër të një lokali dhe për 3 minuta do ikim bashkë atje, do jetë i hapur apo i mbyllur. Sot më thoni një lokal hapur tani në Shkodër, jo vetëm, por edhe në rrethina dhe të gjithë bashkitë e qarkut Shkodër, një lokal hapur dhe do jap dorëheqjen unë”, tha Brahimaj.

  • 22:37

    Ora policore/ Boshatisen rrugët e Sarandës, bizneset ulin qepenët, policia ‘blindon’ qytetin

    Ora policore në Sarandë ka nisur rreth orës 20.10,ku dyqanet kanë mbyllur dyert, ndërkohë që në rrugë nuk asnjë person. Siç shihet në një video të siguruar nga BallkaWeb, në Sarandë po zbatohet rreptësisht ora policore pasi në rrugë nuk shihen as qytetarë. Ndëkohë në rrugë ka patrulluar policia e cila është shpërndarë nëpër rrugët e qytetit.

  • 21:04

    Ndryshimi i fashës orare/ Blidohet qyteti i Beratit, forca të shumte policie në çdo aks rrugor dhe lagje

    Ora 20.00 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura,ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie. Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës,baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20.00 për të respektuar masat e vendosura,si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.

    Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19.:55,ndëkohë që vijojnë të jenë të hapura në qytet vetëm sherbimet “delivery”. Në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore,që janë duke patrrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës, ndërkohë që të shumtë janë edhe efektivët civilë që po patrrullojnë çdo lagje të Beratit. Përveç efektivëve të policisë,në rrugë qarkullojnë vetëm punonjësit e shërbimeve spitalore dhe autoambulancat. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre,duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit.

  • 21:24

    Hyn në fuqi ora e re policore, shoqërohen dy drejtues mjetesh për shkelje rregullash në Korçë

    Pamje nga Korça

    Në Shqipëri tashmë ka hyrë në fuqi ora e re policore e cila nis nga 20:00 dhe përfundon në 06:00 të mëngjesit deri më datë 25 shkurt. Ndërkohë në Korçë teksa i gjithë vendi është boshatisur nga ora 20:00, dy drejtues mjetesh kanë shkelur rregullat. Burime bëjnë me dije se të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat. BallkanWeb ka siguruar një video kur policia ka patrulluar në të gjithë qytetin, sakaq që shihet momenti kur ndalen dhe drejtuesit e mjeteve.

  • 21:28

    FOTO/ Dalin jashtë orarit, policia vendos gjoba në zonën e Bllokut

    Komuniteti i Eksperteve ka vendosur ndalimin e qarkullimit duke nisur nga ora 20:00 dhe masa të tjera që hynë në fuqi ditën e sotme. Ndërkohë, duket se njerëzit nuk i kanë respektuar këto masa, pasi kanë dalë në rrugë jashtë orarit të përcaktuar. Në foto të siguruara nga Tema, shfaqen pamjet e personave në zonën e bllokut, të cilët për shkak se nuk kanë respektuar rregullat janë përballur me gjoba. Mësohet, se policia ka kryer kontrolle dhe ka vendosur një numër të madh gjobash për persona që kanë thyer rregullat.

Shto Koment