BotaPsikologji

Hyn në fuqi ligji/ Ndalohen reklamat që kufizojnë të drejtat gjinore në shoqëri

Ligji për ndalimin e këtyre reklamave mbulon skenare të tilla si psh, në një familje gruaja pastron apo kur do të parkojë makinën. 
Featured image of article: Hyn në fuqi ligji/ Ndalohen reklamat që kufizojnë të drejtat gjinore në shoqëri

MBRETËRI E BASHKUAR-Ekspertët e reklamave kanë ndaluar stereotipet që kufizojnë të drejtat gjinore në shoqëri. Ligji hyn në fuqi për të mbrojtur shkeljet e tilla, të cilat janë të përhapura në masë.

Ndalimi mbulon skenare të tilla reklamash si psh, në një familje gruaja pastron apo kur do të parkojë makinën.

Kompania ekzektuive e reklamave, ASA tha se vendimi për ndalim ishte marrë pasi ishin gjetur prova që sugjeronin se stereotipet e dëmshme mund të kufizonin zgjedhjet, aspiratat dhe mundësitë e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve dhe këto stereotipa mund të përforcohet nga disa reklama, që luan një rol në rezultatet e pabarabarta gjinore.

“Dëshmia jonë tregon se si stereotipet e dëmshme gjinore në reklama mund të kontribuojnë në pabarazi në shoqëri, me kosto për të gjithë ne. Thënë thjesht, kemi gjetur se disa portrete në reklama, me kalimin e kohës, mund të luajnë një pjesë në kufizimin e potencialit të njerëzve”,– tha shefi ekzekutiv i ASA-së, Guy Parker.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Shto Koment