Sport

“Hundëmadh, qepe!” Rojo zbulon zënkën që pati me Ibrahimovicin tek United

Featured image of article: “Hundëmadh, qepe!” Rojo zbulon zënkën që pati me Ibrahimovicin tek United Rojo dhe Ibrahimovic

Marco Rojo ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante nga aventura e tij me Zlatan Ibrahimovic, kur ky i fundit luante bashkë me të te Manchester United.

Në intervistën e tij për “Cielosports radio”, mbrojtësi argjentinas zbuloi se ai dhe ylli aktual i Milanit kanë patur një zënkë gjatë ndeshjes në Europa League ndaj Rostovit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ibra ka karakter të fortë! I do të gjithë topat, por unë pasova Pogbanë disa herë. Ai nisi të më shante dhe iu drejtova: ‘Çfarë ke, hundëmadh? Qepe!’ Kur u futëm në dhomat e zhveshjes, i thashë ta mbyllte gojën. U zumë shumë keq”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment