Aktualitet

“Humbje tragjike!”/ U masakrua me thika, miqtë dhe të afërmit e Dukat Plakut përlotin rrjetin: Qofsh i Xhenetit

Miq dhe të afërm të 29-vjeçarit Dukagjin (Dukat) Plaku kanë “pushtuar” rrjetet e tij sociale duke shprehur ngushëllimet.
Featured image of article: “Humbje tragjike!”/ U masakrua me thika, miqtë dhe të afërmit e Dukat Plakut përlotin rrjetin: Qofsh i Xhenetit Dukagjin (Dukat) Plaku

DIBËR- Dosja.al ka siguruar fotot e të vrarit nga sherri me thika i ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Dibër. 

Miq dhe të afërm të 29-vjeçarit Dukagjin (Dukat) Plaku kanë “pushtuar” rrjetet e tij sociale duke shprehur ngushëllimet.

“Qofsh i Xhenetit,”-janë disa prej komenteve në fotot e Plakut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku pas konsumimit të alkoolit disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. Në njoftimin e policisë thuhet se sherri ka nisur pasi vëllai i viktimës, Qazimi, ka plagosur me thikë njërin prej autorëve.

Pas ngjarjes, të dy autorët e ngjarjes, Jurgeni dhe Myrtezani po ashtu dhe vëllai i viktimës, janë arrestuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment